UBT

Bayerni vendos ta shesë Shaqirin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri tani numëron ditët te Bayern Munichu. Mediat gjermane raportojnë se ‘bavarezët’ kanë vendosur që ta shesin yllin shqiptar të Zvicrës.

23-vjeçari në vitin 2012 ishte transferuar nga Baseli tek Bayern Munichu për shifrën 12 milionë euro, por aventura e tij tek gjiganti gjerman duket se do të përfundojë gjatë këtij dimri.

Raportohet se tashmë Bayern Munich është i vendosur ta shes lojtarin për të cilin kampionët gjerman kërkojnë 20 milionë euro.

Mobi Casa

Shaqiri kërkohet nga Liverpool, Juventus, Atletico Madrid dhe Wolfsburg.

Skuadra e cila dëshiron ta bëjë të vetin Shaqirin duket të paguajë 20 milionë euro.

Në verën që lamë pas Liverpool kishte ofruar 20 milionë euro për ish yllin e Baselit, i cili nuk ia doli që të bind trajnerin Pep Guardiola për të siguruar një vend në formacionin e ‘bavarezëve’. /Telegrafi/