Eko Higjiena

Bayerni nuk është vetëm Ribery e Robben

/ 1 minutë lexim

Chelsea duhet të ketë kujdes nga loja kolektive e Bayern Munichut dhe jo vetëm nga Arjen Robben dhe Franck Ribery. Kështu ka kërkuar Frank Lampard.

Të shtunën në Allianz Arena zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve dhe shumëkush flet për dy anësorët e rrezikshëm të bavarezëve, mirëpo shqetësimet e mesfushorit anglez mbajnë emrat Toni Kroos dhe Bastian Schweinsteiger.

“Duhet të përpiqemi të përballojmë fuqinë e Bayern Munichut. Nuk janë vetëm Ribery e Robben, por shumë lojtarë të tjerë”.

Uji Dea

“Ata janë shumë të fortë si skuadër dhe ne duhet të gjejmë mënyrat për t’i lënduar, sidomos kur kihet parasysh se e kanë Kroosin dhe Schweinsteigerin. Ata kanë qenë dy nga mesfushorët më të mirë në botë këtë sezon”, ka theksuar 33-vjeçari për Goal.com.

Në finalen e 19 majit, Chelsea do të luajë pa të suspenduarit: John Terry, Branislav Ivanovic, Ramires dhe Raul Meireles; ndërsa te Bayerni do të mungojnë: Luiz Gustavo, Holger Badstuber dhe David Alaba. /Telegrafi/