Bayerni në shok, Shaqiri mungon…
Xherdan Shaqiri do të mungojë në gjashtë javët e ardhshme për Bayern Munichun, pasi që në ndeshjen e zhvilluar të premten përballë Shqipërisë u lëndua.
Fillimisht mendohej se reprezentuesi zviceran do të mungojë vetëm dy javë, megjithatë ekzaminimet e doktorëve kanë zbuluar se ai do të mungojë për gjashtë javë.
“Jam i zhgënjyer pas këtij lëndimi, megjithatë do të provojë të rikthehem shumë shpejtë,” u shpreh Shaqiri.
Ky lëndim është një goditje e rëndë për trajnerin spanjoll të ekipit bvarez, Pep Guardiolas, i cili e shfrytëzonte mesfushorin shqiptar si xhoker.


