UBT

Bayerni fiton, Mehmedi super gol

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bayern Munich ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 32 të Budesligas gjermane. Bayerni ka triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Alianz Arena” kundër Werder Bremenit me rezultat prej 5:2.

Në fakt, bavarezët dy herë u gjendën në disavantazh. Fillimisht Werderi kaloi në epërsi me anë të golit të Gebre Selassie (10’), ndërsa vendasi barazuan përmes Franck Riberys (20’), ndërsa pjesa e parë përfundoi në dobi të Werderit, të cilët realizuan sërish në minutën e 36 me anë të Aaron Huntit.

Por, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola në pjesën e dytë realizuan tre gola. Sulmuesi Claudio Pizzaro me dy gola ekspres (53’, 57’) solli në epërsi Bayernin, ndërsa golin e katërt e realizoi Bastian Schweinsteiger (61’). Për fitoren prej 5:2 të Bayernit u përkujdes sulmuesi Arjen Robben në minutën e 74 të sfidës..

Pas kësaj fitoreje, Bayerni si kampion aktualisht ka 84 pikë, ndërsa Werder Bremen bije në vendin e 14 me 36 pikë.

Mehmedi realizon super gol

UBT

Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës ka realizuar gol në barazimin e skuadrës së tij, Freiburg kundër Wolfsburgut me rezultat prej 2:2.

Admir Mehmedi realizoi golin e barazimit në minutën e 61 të takimit, i cili njëkohësisht edhe goli i 11 i sulmuesit në Bundesligën gjermane.

Për ta shikuar golin e Admir Mehmedit, klikoni mbi linkun e mëposhtëm:

http://www.goal-247.com/FootballVideos/View/5418/Wolfsburg-1-1-Freiburg–Admir-Mehmedi-goal-61-26.4.2014

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.