UBT

Bayern Munichi interesohet për Thomas Strakoshën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Thomas Strakosha është shënjestruar nga Bayern Munichi.

Gjiganti gjerman po kërkon një portier rezervë të Manuel Neuerit dhe i fundit që ka përfunduar në listë është portieri shqiptar, ka raportuar “Sky Sport” nga Gjermania.

Neuer po rikthehet nga lëndimi dhe ai do të vazhdojë si portieri i parë i Bayernit. Yann Sommer do të largohet nga “Allianz Arena”, me Interin që është favorit për të nënshkruar me të.

Kësisoj, “Bavarezët” po kërkojnë zëvendësuesin e 34-vjeçarit. Giorgi Mamardashvili është emri më i përmendur.

Megjithatë, kampionët gjermanë nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë para për një portier të dytë dhe tani po shqyrtojnë dy opsione tjera; Strakoshën dhe Dominik Kotarski i PAOK Salonika. Për të dy thuhet se është diskutuar tashmë brenda klubit, shkruan Gazeta Express.

Si portieri shqiptar, ashtu edhe ai kroat, do t’i kushtonin më lirë Bayernit, krahasuar me Mamardashvilin e Valencias.

Strakosha e kaloi sezonin e kaluar në Brentford, ku pati vështirësi për kohën e lojës, duke u paraqitur vetëm dy herë.

FIDANISHTJA

28-vjeçari kishte bërë emër te Lazio para se të transferohej në klubin anglez. Ai regjistroi 208 paraqitje për Biancocelesti, ndërsa kishte mbajtur 62 portën e paprekur.

Strakosha numëron edhe 22 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sa i përket Kotarskit, ai bëri 41 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

23-vjeçari vlerësohet për lojën me top dhe një kalim te Bayerni do t’ia mundësonte atij të zhvillohej.

Bazuar në “Transfermarkt”, Strakosha në treg vlerësohet me 3.50 milionë euro, kurse Kotarski me një milion më pak.

Të dy kanë kontrata me klubet e tyre respektive deri në verën e vitit 2026. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.