Uji Dea

Bastisjet dhe kontrollet në Veri pas sulmit, Sveçla: Janë arrestuar 8 persona të dyshuar, kemi kapur arsenal armësh

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në dhe pas hetimeve intensive, kanë realizuar sot në mëngjes aksion në dhejtë lokacione, duke arrestuar tetë persona të dyshuar, shkruan Gazeta Express.

“Ky sulm terrorist s’është një sulm i rëndomte, i organizuar nga grupe dhe organizata profesioniste për kryerjen e sulmeve terroriste që shkaktojnë dëme të mëdha të infrastrukturës publike”

“Pas hetimeve intenzive, sot në orët e mëngjesit në 10 lokacione kemi realizuar kontrolle, ku janë arrestuar 8 persona të dyshuar në stacion policor si të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste. Kontrolli është realizuar në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe AKI-në”, ka thënë ministri Sveçla.

“Kemi konfiskuar arsenal armësh dhe uniforma me emblema e pajisje ushtarake që do të shërbejnë si dëshmi relevante”, ka treguar ai.

UBT

Ministri i Brendshëm ka treguar se Kosova e bën përgjegjëse Serbinë për sulmin e ndodhur.

“Janë sulme të dirigjuara nga Serbia dhe ne mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë Sveçla.

“Sulmi më i rëndë ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.