Hidromorava

Bastisje në 33 qytete të Kosovës, mbyllen 35 lokale të lojërave të fatit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Policia e Kosovës, së bashku me Doganat e Kosovës dhe Agjensionin Tatimor të Kosovës kanë kryer një operacion në 33 qytete të Kosovës. Nga ky operacion në të cilin kanë marrë pjesë mbi 1000 zyrtarë nga të 3 këto institucione janë bastisur 235 lokacione në 33 qytete të Kosovës.

Në këto bastisje ATK ka mbyllur 35 lokale të lojërave të fatit dhe Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 180 aparate të këtyre lojërave.

Ky operacion është mbështetur edhe nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Organizuara, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Ekonomike, Drejtoria e Hetimit të Korrupsionit dhe institucione të tjera.

KKVITI

Në Regjionin e Prishtinës janë bastisur 65 lokacione, në Mitrovicën e Jugut 22 lokacione, në Mitrovicën e Veriut 21 lokacione, në Pejë 25 lokacione, në Gjakovë 12 lokacione, Ferizaj 34 lokacione, në Gjilan 27 lokacione.

Gjithsej në total janë bastisur 235 lokacione në 33 qytete të ndryshme dhe operacioni po vazhdon ende, kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, e dyta për sot. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.