Bastiset një shtëpi në Kranidell të Kamenicës, për hyrje në sistemet kompjuterike
Kamenicë – Në fshatin Kranidellë të Kamenicës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse-pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë me një rrethatore me 18 fishekë të kalibrit12 Ga, një kafkë e pistoletës, një palë pranga një telefon Samsung dhe dy kartela memorie.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/


