FIDANISHTJA

Bashkohen për kontrollimin e bizneseve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Tri institucionet kryesore të kontrollit të bizneseve janë bashkuar të premten rreth një qëllimi. Agjencia e Ushqimit, Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore kanë filluar të bëjnë kontrollimin bizneseve që merren me shitjen e mishit dhe eksportimin e lëkurave. Drejtues të këtyre institucioneve kanë thënë se me këtë bashkëpunim do të kontrollohet çdo biznese që ushtron këtë veprimtari.

Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Doganat e Kosovës, vazhdojnë bashkëpunimin, dukë ndërmarr aktivitete të përbashkëta në terren për identifikimin dhe kontrollimin e bizneseve që merren me shitjen e mishit dhe eksportimin e lëkurave. Në kuadër të këtyre aktiviteteve inspektorët tatimorë dhe ata veterinarë janë duke bërë inspektimin e përbashkët për të kontrolluar tregun e mishit.

Në një takim të mbajtur në zyrat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në të cilin ishin pjesëmarrës Kryeshefi i AUV-së Valdet Gjinovci, Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti dhe Udhëheqësi i departamentit të Pikë kalimeve kufitare dhe MIK Agim Nika, është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve për trajtimin e këtij sektori.

Kryeshefi i AUV Valdet Gjinovci, i ka njoftuar të pranishmit për aktivitetet e agjencisë dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje përmes ofrimit të të dhënave lidhur me raportimin e therjeve të kafshëve të gjalla, mënyrën e verifikimit të sasisë së mishit në mishtore dhe dyqane tjera të mishit përmes certifikatave të therjeve. Me të dhënat për numrin e lëkurave qe tregtohen brenda vendit deri të kompanitë eksportuese vendore. Bashkëpunimi me të dhëna statistikore është një ndër elementet kyçe të sistemit të kontrollit të ushqimeve që ndihmon në ruajtjen e shëndetit publik në Kosovë”, ka thënë ai.

ARKATANA

Ndërsa, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, ka treguar se ATK do të planifikojë aktivitete shtesë për përcjelljen e zinxhirit të dyqaneve të mishit (mishtoreve), restoranteve, hoteleve, në funksion të vlerësimit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe gjithashtu do të ndërmarrë veprime ligjore për trajtimin e barabartë të të gjitha subjekteve të këtij sektori.

Përfaqësuesi i Doganës siguroi po ashtu se do të intensifikojnë mbështetjen në kuadër të këtij bashkëpunimi me theks të posaçëm monitorimi i pikëkalimeve kufitare.

Ky bashkëpunim do të ndihmojë në arritjen e synimeve tona kryesore dhe realizimin e objektivave të institucioneve tona që janë luftimi i evazionit fiskal dhe ruajtja e shëndetit publik të konsumatorëve dhe gjithashtu për të krijuar një konkurrencë të drejtë dhe të barabartë për të gjitha bizneset./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.