Eko Higjiena

“Bashkimi kombëtar” po krijon ndasi!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edi Rama foli në Beograd për Kosovën. Tha se Trepça është pasuri e këtij vendi dhe se Serbia duhet ta kuptoj këtë gjë. Por, deklaratat e tij, sado që e thumbuan homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, nuk u pritet mirë nga një pjesë e politikanëve dhe opinionistëve në Kosovë. Megjithatë, edhe për ta pati kundërpërgjigje, si brenda në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Debati u ashpërsua nga deklarata e Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhënë një televizioni në Maqedoni.

“Kosova është shtet i pavarur sikurse çdo shtet tjetër në rajon ndërsa Shqipëria nuk është një aktor global sikurse SHBA-ja apo BE-ja, prandaj ne në raport mes Kosovës dhe Serbisë natyrisht që kërkojmë mbështetje amerikane, dhe natyrisht që kërkojmë mbështetje evropiane, meqë këta kanë edhe instrumente që të ushtrojnë ndikim. Ndërsa, çdo bashkëpunim që mund ta ketë Shqipëria në rrafshin ekonomik, është çështje bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë”, kishte deklaruar Hoxhaj.

ARKATANA

Ishte gazetari e publicisti Blendi Fevziu nga Shqipëria, s’u pajtua me ketë qëndrim. Ai konsideroi se ideja për krijimin e dy kombeve të ndryshme është tejet e rrezikshme.

“Por, drejtuesit e Republikës së Kosovës, duhet ta dinë që ka dy shtete, shqiptare, por ka vetëm një komb shqiptar. Një komb që përfshin edhe qindra mijëra shqiptarë që jetojnë sot në Maqedoni, Mal të Zi, Presheve, Medvegjë e Bujanovc. Një komb, identiteti dhe historia e të cilit nuk nis as në 1989 dhe as në 2008, por disa mijëra vjet më parë. Tentativa për te krijuar dy kombe të ndryshme nuk është e dështuar, por tejet e rrezikshme”, ka thënë ai. /Tribuna Channel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.