ARKATANA

Bashkimi kombëtar Kosovë – Shqipëri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arben Kurteshi – Gjithçka fillon me një mendim


Të gjitha veprimet tona dikur ishin mendime

Vet shtëpia apo banesa ku ti banon, dikur ishte vetëm një mendim

Nëse në kokat tona mbjellim mendime të ndritura, do të pasojnë veprime përparimtare e të bukura

Nëse mbjellim mendime të këqija, do të pasojnë veprime të dëmshme

Nëse nuk mbjellim asgjë, as një mendim në kokë, atëherë do të mbien diçka e “egër“ që as nuk do ta dimë se çka është

Nëse mbjellim vëllazërimin në kokat tona, do të pasojë bashkimi

Nëse mbjellim urrejtjen, do të pasojë copëtimi

Hidromorava

Nëse nuk mbjellim asgjë do të mbien diçka që nuk e njohim, „që ndoshta mund të çoj kombin drejt asimilimit“

Bashkimi mund të fillon menjëherë, jo direkt, por indirekt, së pari në kokat tona e më pas në veprimet tona

Ne i krijojmë kushtet dhe rrethanat për bashkim, dhe jo rrethanat neve!

Vet liria jonë që e shijojmë sot, ka filluar me një mendim, dhe është shndërruar në veprim dhe realitet

Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rritur në tokën e fshehur, mu në “kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndritur të heronjve tanë

Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të ndryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e feshehut, në kopshtin e tyre të ndritur, që sollën lirinë

Nëse sot ne të gjithë, në kokat tona mbjellim bashkim, shpejt dhe me vrap mund të shëndrrohet në realitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.