Bashkimi Evropian dënon dhunën në protestën e opozitës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar aktet e dëmtimit të pronës publike gjatë protestës së sotme e cila eskaloi në përfundim të saj.
Zyra e BE-së, thotë se është e shqetësuar që protestat e opozitës vazhduan spiralen e dhunës.
“Bashkimi Evropian në Kosovë është e shqetësuar që protestat e sotme të opozitës vazhduan spiralen e dhunës. Bashkimi Evropian dënon dëmtimin e pronës publike, dhe thërret për qetësi dhe largim të dhunës si rruga e vetme e Kosovës përpara”, thuhet në reagimin e BE0-së//Zeri/