Bashkim Nexhipi i quan manipulues e keqpërdorues Adriana Matoshin e Erson Zymberin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në reagimin e dytë Bashkim Nexhipi tregon për shumë manipulime e keqpërdorime që janë bërë nga ana e Adriana Matoshit e Erson Zymberit. Nexhipi thotë se Prokuroria duhet të hetojë për këto keqpërdorime.

Reagimi i plotë

Dy keqpërdoruesit më tē mëdhenjë të buxhetit dhe pronës së Teatrit në Gjilan –
Po mundohen të manipulojnë me opinionin dhe artistet për interesa personale të tyre” – media, portale, artiste, qytetarë-dua të ju njoftoj, se dy individ të pandërgjegjshëm, të pa moralshëm e të pa kurrfarë etike, këto ditë, po shpërndajnë nëpër portale të ndryshme shumë të pavërteta, për konkursin për drejtor të Teatrit të Gjilanit.

Adriana Matoshi, (anëtare e këshillit drejtues të T.Gj. dhe ish ushtruese e detyrës së drejtorit në këtë teatër) : hala pa përfundua intervista me kandidatët, publikoi një informatë se kinse Erson Zymberi, paska tregu suksesin ma të mirë në panel.

Adriana Matoshi, qe tri vite nuk ka qenë në mbledhje të këshillit më shumë se tri here, por ka ardh vetëm atëherë kur ka pasë interesa personale apo për të bërë ndonjë intrigë, apo spekulim për punët e këtij institucioni. E njëjta gjatë panelit ka bërë presion e shantazhime të ndryshme, te anëtarët tjerë të këshillit që të zgjidhet me ç’do kusht Drejtor i Teatrit Erson Zymberi.

Gjatë tërë kohës sa ka zgjatë intervistimi i kandidatëve,(e intervistimi ka zgjat më tepër se një javë.) e njëjta ka publiku informata në favor të preferuarit të saj.
Pse i bëri dhe i bënë këto: Adriana Matoshi, dihet se gjatë kohës sa ka qenë ushtruese e detyrës së drejtorit të T.GJ. ka keqpërdor gjithçka ka mundur si , 1. Shitjen e minibusit pa tender, dhe ndarjen e parave me tani të preferuarin e saj për postin e drejtorit . 2. Shitjen e dy kaldajve,( nënë çmim) dhe disa profilave të hekurit dhe përvetësimin e parave.

KKVITI

3. Manipulimi me donacionet e M.K.R-së. 4. Manipulimi me trupën e aktorëve, duke i detyruar që të bëjnë peticione, trillime, spekulim, intriga e shkresa të ndryshme në Komunë dhe M.K.R.S. për ta kthyer Teatrin nën administrim të komunës. Me të vetmin qëllim që të mbetej ajo drejtoresh e këtij teatri. E njëjta gjatë mandatit është zënë disa here duke u furnizua për shtëpinë e vet me ushqime e gjëra tjera në “Agmia center”në llogari të teatrit. Keqpërdorimet që këta dy persona i kanë bërë më herët në T. Gj.janë faktet të argumentuara nga auditimi dhe nga dosja për gjykatë .Vije ushtruese detyre në teatër ne mënyrën më te padrejtë qe është e mundur, emëron Erson Zymberaj me te padrejtë drejtor artistik pa asnjë konkurs e te vete quajtur e shume keqpërdorime tjera,e tani duan ti fshehin këto me dezinformata qe japin neper mediume te ndryshme.

Përdorin faqe në fb personale në emër të Teatrit që nuk guxojnë të keqpërdorin emrin e Teatrit të qytetit të Gjilanit.

Tani edhe SHATK-në e keqpërdorin qe kërcënoje dhe dalin me deklaratë që Erson Zymberi të emërohet drejtor me dhunë që e keqpërdorin edhe shoqatën e artistëve e që flasin në emër të tyre, ku po të dy personat dhe familja Zymberaj janë anëtarë të kësaj shoqate dhe nja 7 a 8 tjerë të një klani dhe bëjnë intriga dhe keqpërdorin emrin e artistëve në përgjithësi për interesat e tyre personale, e jo për artistë e për teatër.

Pra vet deklarata e SHATK tregon që janë manipulues dhe nuk kanë të drejtën të dalin me këtë deklaratë jo të drejtë, pasi nuk din asgjë për këta dy manipulues dhe procesin e konkurrimit dhe të shpallin emër të preferuar të tyre-pra është gabim skandaloz për SHATK për këtë deklarate dhe ndërhyrje në proces.

Të nderuarit e mi Adriana dhe Erson, jo jo. Jo, ata që nuk ju njohin mund edhe të mashtrohen, por jo ne të Teatrit të Gjilanit, dhe qytetarët e Gjilanit ka shkruar Nexhipi./rajonipress/