RCCOLA

Bashkëpunimi ka rritur cilësinë e studimit në UBT

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, gjatë një interviste për Kosovapress ka thënë se ky kolegj ofron programe studimi të cilat nuk janë në kolegjet e tjera si: dega e sistemeve të informacionit, dega e mekatronikës dhe robotikës në nivelin bachelor dhe master.

Sipas tij, ky kolegj ka bashkëpunim me rreth 100 universitete ndërkombëtare ku përmes këtij bashkëpunimi realizohen mundësi të shkëmbimit të studentëve, shkëmbim të stafit, si dhe realizim të projekteve të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare.

Hajrizi ka bërë të ditur se kolegji UBT ka një rregullore të caktuar për regjistrimin e studentëve ngase, sipas tij, në këtë kolegj nuk mund të studiojë kush ka dëshirë pa i plotësuar disa kritere të caktuara nga kolegji.

Hajrizi ka thënë se bashkëpunimi më shumë universitete të huaja ka krijuar kushte shumë më të mira për studim falë edhe projekteve të ndryshme që ka përfituar kolegji UBT.

Mobi Casa

“Bashkëpunimi edhe sot vazhdon dhe kemi diku rreth 100 universitete partnere që ne kemi bashkëpunim shumë të madh dhe ajo neve na mundëson që ne të realizojmë shkëmbim të studentëve, shkëmbim të stafit, realizim të projekteve të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare. Përmes këtij bashkëpunimi ne kemi arritur që qysh prej fillimit të fitojmë projekte tempus. Qysh më 2004 kemi fitu projekte tempus, kemi qenë do të thotë që në fazën e parë që shumë pak projekte kanë qenë në Kosovë dhe qato të pakta kemi qenë neve përfitues të tyre”, ka thënë Hajrizi.

Ai ka shtuar se studentët kanë kushte shumë të mira për të studiuar në këtë kolegj si nga ana mësimore po ashtu edhe nga infrastukturore. Ai më tej ka shtuar se ky kolegj është një nga kolegjet më cilësore dhe më serioze i cili në bazë të kritereve bën edhe përzgjedhjen e studentëve.

“Ne kemi pasur dëshirë që të kemi studentë të dalluar sepse është një institucion që kërkon angazhim dhe sukses. Suksesin e bazojmë në cilësi e jo në parime të tjera, prandaj kryesisht numri i studentëve që vijnë janë të shkëlqyeshëm. Ne e kemi edhe një bursë që u japim të gjithë studentëve të shkëlqyeshëm që kanë pas nota të mira të kenë zbritje dhe një bursë studimi dhe nga statistikat që shohim shumica e tyre janë studentë të shkëlqyeshëm, mbi 50 % ndoshta e plotësojnë atë kriter dhe mandej vinë edhe një grup tjetër i studentëve të cilët dëshirojnë të arrijnë sukses. Në shkollë të mesme mund të mos kenë të gjitha pesëshe po janë të mirë, ata duhet tu nënshtrohen intervistave, provimeve, testeve dhe do të shohim a i plotëson kriteret për t’u pranu apo jo. D.m.th. është një rregullore e caktume që tregon rrugëtimin, procesin se si mund të hysh në UBT”, ka theksuar Hajrizi.

Ai ka bërë të ditur se Kolegji UBT, aktualisht ka rreth 4 mijë studentë dhe sipas tij ky numër është në rritje të vazhdueshme, sikurse është në rritje edhe stafi akademik si dhe infrastruktura shkollore në mënyrë që studentët të cilët studiojnë të kenë kushte sa më të mira.