Eko Higjiena

Bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me Këshillat Lokale për Siguri Publike po tregohet i suksesshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Këshilli Lokal për Siguri Publike po vazhdon të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit 2021-2025 ka realizuar takim me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan me Këshillin Lokal për Siguri Publike në fshatin Pogragjë, është bërë inaugurimi i zyrës së Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP), zyrë e cila është ofruar për shërbim nga Administrata Komunale e Gjilanit në Pogragjë.

Fundamenti

Kjo zyre do të shërbejë për aktivitetet dhe takimet e rregullta si dhe adresime të kërkesave të komunitetit.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe gjendja e sigurisë në fshat, e cila është vlerësuar e mirë. Po ashtu së bashku me këtë këshill janë shpërndarë edhe fletushka për parandalimin e zjarrëvënjeve me moton “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm” me qëllimin e sensibilizimit të qytetarëve për rrezikun dhe pasojat që mund të vijnë nga veprimet e tilla.

Këshilli Lokal për Siguri Publike po vazhdon të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/