UBT

Bashkëpunim institucional për avancimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në sektorin e sigurisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në kuadër të fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut është zhvilluar një takim me përfaqësuese të Ministrisë së Mbrojtjes, me fokus promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në sektorin e sigurisë.

Delegacioni nga niveli qendror, i përbërë nga Halime Morina Lupçi, shefe e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, dhe Qamile Thaqi, zyrtare për të drejtat e njeriut, u prit nga përfaqësueset lokale, Nazmije Demolli Kastrati, koordinatore e NJKDNJ-së, dhe Kosovare Maroca Berisha, zyrtare për barazi gjinore, kthim dhe riintegrim.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale në avancimin e të drejtave të njeriut, si dhe për rolin e barazisë gjinore në sektorin e sigurisë. Një theks i veçantë iu kushtua prezantimit të fushatës së rekrutimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila synon të informojë dhe të inkurajojë të rinjtë për t’u bërë pjesë e këtij institucioni.

HW


Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e rritjes së përfaqësimit të grave në sektorin e sigurisë, duke inkurajuar veçanërisht vajzat që të aplikojnë dhe të kontribuojnë në shërbim të vendit. Po ashtu, pjesëmarrësit shpërndanë materiale informuese me qëllim rritjen endërgjegjësimit dhe nxitjen e angazhimit aktiv të të rinjve.

Ky aktivitet është pjesë e një serie vizitash që Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes po realizon nëpër komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe promovimin e barazisë gjinore në institucionet e sigurisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.