Eko Higjiena

Bashkëbisedim me librin

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Libër i nderuar, e dashura ime është shumë e bukur, por atdheu më i dashur. Jam lindur në një vend ku qielli lahet me të bëra, dhe toka që rrotullohet me ne, nuk është pa ré dhe ditë të bukura. Poeti gjerman, Fridrih Hëlderlin, shkruan;„Njeriu poetikisht banon në këtë botë“, ndryshe vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj bote nuk do të përballoheshin.)

Libër i dashur, jam lindur me 06. 01. 1950 në Roganë të Dardanës. Në vendlindje u mësova të shkruaj, ndërsa mësimet e tjera në Gjilan, Dardanë, dhe Prishtinë. Për të ardhur t´i në jetë, kam kaluar shtigje të gjata kulturimi.

Në këtë tokë të atdheut tonë, unë e t`i u rritëm nga çarjet e dhimbjeve, nga tufani i erërave, nga ashku i puthjeve, nga drithmat e dashurisë. Prandaj, përderisa të përbashkët të kemi fjalën, gjuhën, frymën dhe stinët, do të ketë botë, do të ketë libra dhe letërsi. I dashur libër, të vura emrin “Kanuni poetik”, nga një motiv krejt i thjeshtë: të kesh një emër. Dhe të kesh një fat. Fatin që të mos jetosh kurrë kohë të përndjekjeve dhe djegieve si shumë pararendës dhe bashkërendës të kohës që po jetojmë.

Libër i dashur, t`i ndoshta mund të ankohesh se të kam vënë barrë e mision të vështirë, por t`i mos u shqetëso, një libër është më vështirë të shkruhet sesa të lexohet, pra, s´ke përse të mërzitesh, lexuesit herët a vonë do të trokasin tek t`i… do të hapin portat e mëdha të zemrës sate, për të marrë nektarin e dashurisë, hiret e madhështisë dhe të bukurën e betejave të jetës. Dhe të gjitha bashkë, mesazhin e kohës që po jetojmë.

I dashur libër, e di që s´e kam të lehtë të kremtoj ardhjen tënde në jetë, por, ja, kjo paskësh qenë ekzistenca jonë e parathënë. Frymëzimi dhe mundi krijues, me sa duket, është një urdhër qiejsh. I pashmangshëm, dhe i pakundërshtueshëm. Poezia në shpirt ka diellin, ajrin, ujin, të ngrohtën e kohës. Prandaj, për të lindur t`i, i kam lexuar të gjitha kohët, dhe fjalës së shkruar, ia kam fshirë lotët dhe gjakun sa herë është përgjakur me cenzorë shërbestarë.

UBT

Libër i dashur, me artin e bukur të poezisë kam rënë në dashuri, që moshë të hershme, me poezinë “Vjershën që s´desha ta shkruaj”, fillimisht drojshëm e më pas ballas e marrëzishëm. Më vonë, si dëshmon dhe ti, do të doja e guxoja të shprehem, se dashuria nis me njëshin dhe mbaron me shumësin. Libër i dashur, me mëndje e flijim elitar vëhen gurët e mëdhenj… Ndaj t`i dukesh i paqtë e i prajshëm si lumenjtë e thellë që brenda kanë rropamën, vrullin, dhe trazimin…Atdheu nis tek zemra, tek vetëdija e gjithsecilit prej nesh.

Libër i dashur, u bën 40 vjet që unë e t`i bashkëjetojmë dhe dihatim me të njëjtin ritëm gjallimi, duke shijuar së toku orët e vona të shpirtrave të zgjuar dhe këngën e zogjve herakë. Letërsia jonë o Libër, çdo ditë po bëhet më e pasur, dhe më e bukur. I nderuar, „Kanuni poetik“, në fletët tua lexuesi mund të gjej poezi e motive nga më të ndryshmet. „Shiu qe vetëm një miqësi / Fëmijë shiu ishim të tjerët / Jeta s´kthehet mbrapshtë / Në pika shiu shumëzohet!.. Libër i nderuar, një dëshmi e kësaj toke të vogël, është ajri, uji, drita, mjegullat dhe retë të shndërruara në zogj. / Ngrihu populli im, ngrihu /Pse rri aq i qetë, pse heshtë / bëje dorën grusht / Pushtuesi kudo të ndjek.

Libër i nderuar, prej shpirtit më vjen që ta them dhe këtë; zoti s´mund të jetë i pranishëm në dhimbjet që tash i kemi mësuar. E dashura ime është tepër e bukur, por atdheu më i dashur. Libër i nderuar, koha për t´u ndarë po afron. Sido që të jetë e ardhmja, t`i do bësh udhën tënde. Shqiptarët e duan poezinë, frymën e saj, të bukurën në jetën e përditshme. Udha deri te lexuesi nuk është aq e lehtë. Takimi i librit me lexuesin i gjason një çifti të dashuruar, një çifti me fjalë pak e shtrëngime shumë.

Libër i nderuar, këtë bashkëbisedim para botimit për publikun, po e mbylli me një varg të poetit gjerman, Hëlderlin, ku thotë; Njeriu poetikisht banon në këtë botë, ndryshe vuajtjet dhe dhimbjet e kësaj bote nuk do të përballoheshin. I dashur libër, mesazhet tua për të mos e vrarë jetën, për të mos e braktisur dashurinë, për të mos e përbuzur vuajtjen dhe dhimbjen, janë në themelet tua. I dashur, „Kanuni poetik“, në mars të vitit 2014 t`i me vete do t´i kesh 23 vargje, dhe brenda 23 mijë vargjeve do kesh 25 poema, dhuratë të një jete jo dhe aq të lumtur. Libër i nderuar, unë e t`i tani duhet të ndahemi; t`i tek lexuesi, e unë tek poezitë e pashkruara. Kanuni im poetik,unë të uroj fat të mbarë, udhës së të palindurve!..

Rrustem Geci – Dortmund

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.