Eko Higjiena

Bashkëatdhetari Muhamet Fazliu dhuron autoambulancë për QKMF-në në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është bërë sot dorëzimi i një autoambulance të dhuruar nga bashkëatdhetari ynë, Muhamet Fazliu, në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore lokale.

Ky donacion u realizua pas një koordinimi të ngushtë ndërmjet Drejtorit të Shëndetësisë, Besart Kryeziu dhe donatorit Muhamet Fazliu.

Autoambulanca iu dorëzua Drejtorit të QKMF-së në Kamenicë, Latif Sylaj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve për ndërhyrje emergjente dhe përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Në ceremoninë e dorëzimit mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ku me këtë rast shprehu mirënjohjen e tij për këtë donacion.

Uji Dea

“Falënderoj sinqerisht bashkëatdhetarin Muhamet Fazliu për këtë kontribut shumë të rëndësishëm për komunën tonë. Mbështetja e vazhdueshme e diasporës është dëshmi e lidhjes së fortë me vendlindjen dhe një ndihmë konkrete për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë’’, th Rahimaj.

Ndërkaq, Drejtori i Shëndetësisë, Besart Kryeziu, theksoi rëndësinë e këtij donacioni për sektorin shëndetësor duke vlerësuar se kjo autoambulancë do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve emergjente dhe në reagimin më të shpejtë ndaj rasteve që kërkojnë ndërhyrje urgjente.

Ky donacion përfaqëson një shembull domethënës të kontributit të vazhdueshëm të bashkëatdhetarëve për vendlindjen e tyre. Institucionet komunale shprehin mirënjohje të thellë për këtë akt human dhe solidaritetin e treguar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.