Mobi Casa

Bashkë për një të ardhme më të mirë të Medvegjës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Manifestimet tradicionale në komunën e Medvegjës tash dhe në të ardhmën do të organizohen nga Këshilli organizativ i themeluar enkas për këtë qëllim, është vendosur në takimin e sotëm ndërmjet pëfaqësuesve të Shoqatës Humanitare “Medvegja” nga Zvicëra dhe dy subjekteve politike në Medvegjë, Partisë për Veprim Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar.

Palët e përfshira në marrëveshje janë dakorduar që Këshilli organizativ i manifestimeve tradicionale të ketë mandat katër vjeçar dhe të përbëhet nga shtatë anëtarë, tre nga radhët e subjektit politik PVD, tre nga radhët e subjektit UDSH dhe një anëtar përfaqësues i Shoqatës Humanitare.

Në hapjen e takimit, zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës, Florim Sahiti vlerësoi lartë punën e Shoqatës Humanitare “Medvegja” nga Zvicëra. “Për mua është kënaqësi çdo herë t’ju takoj. Çdo hap që ju bëni për komunën e Medvegjës ne e përkrahim, kemi nevojë për lobim sepse ju e dini situatën në komunën tonë”, tha Sahiti.

Eco Higjiena

Sekretari i Shoqatës Humanitare, Fadil Selmani veçoi përvojën shumëvjeçare të shoqatës në organizimin e manifestimeve e cila do të vazhdojë të përcjellë konceptin tashmë të dëshmuar. Ndër të tjera ai njoftoi të pranishmit me zgjedhjet e mbajtura brenda shoqatës dhe aktivitetet e fundit të saj. Me këtë rast ai veçoi suksesin e madh në promovimin e monografisë “Shoqata Humanitare Medvegja – Fully, 30 vjet në shërbim të kombit” në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, monografi kjo e cila ka për qëllim madhor të lobojë për Medvegjën.

“Është një kënaqësi e madhe që ka mbërri kjo ditë që ne në komunë të flasim pa përkthyes. Shtytja apo motivimi pse jemi këtu është ai qëllimi që edhe në qoftë se është mirë, ta bëjmë edhe më mirë. E keni mbështetjen tanë të plotë”, ndër të tjera tha përfaqësuesi i subjektit UDSH, Rexhep Abazi.
Rexhep Selmani, anëtar i shoqatës, po ashtu i pranishëm në këtë takim foli për rëndësinë që kanë manifestimet tradicionale për mërgatën: “Qëllimi ynë është që thjeshtë, qartë të bëjmë mirë për këtë vend. Qëllimi është që të ndihmohet në mënyrë të organizuar. Neve nga mërgata na mbajnë këto takime që tradicionalisht mbahen në komunën e Medvegjës”, tha Selmani.

Duke folur për situatën aktuale në komunën e Medvegjës, sekretari i shoqatës, Fadil Selmani shprehi opinionin për unifikimin e faktorit politik shqiptar në Medvegjë, gjegjësisht për bashkimin e dy subjekteve politike në një subjekt të ri autokton të Medvegjës. Sipas tij, ky unifikim është i nevojshëm për të mirën e popullatës shqiptare në Medvegjë. (F.K. medvegja.net)