UBT

Bashës s’i pritet përballja me Serbinë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Migjen Basha me padurim po e pret përballjen me përfaqësuesen e Serbisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Ai e ka një objektiv: të mos mungoj në dy takimet kundër serbëve. Mesfushori i Torinos e vlerëson s’i të vështirë grupin, pro jo edhe të pakalueshëm.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha qysh ta ka nisur të mendoj për kualifikimet e Euro 2016, të cilat do të nisin në muajin shtator.

Edhe pse Shqipëria në dy ndeshjet e para do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe Danimarkën, anëtari i Torinos me padurim po pret përballjen e tretë me përfaqësuesen e Serbisë.

Ish mesfushori i Frosinones, Riminit dhe Atalantas e ka një objektiv: të mos mungoj në dy takimet kundër serbëve. Ndeshje e parë do të luhet në Beograd, me 14 tetor, derisapërballje e dytë do të zhvillohet me 8 tetor të vitit 2015 në Elbasan.

“Krejt çka dua nga gara për kualifikimet e Euro 2016, dua të jem i ftuar patjetër në dy ndeshje. Unë dua që të jem pse e Kombëtares shqiptare në dy përballjet ndaj Serbisë”, ka deklaruar Basha për Express.

“Politika duhet të jetë larg sportit, por ndeshjet ndaj Serbisë do të jenë përballje hidhërimi pasi unë kam humbur xhaxhin në luftën e Kosovës, i cili është vrarë nga forcat Serbe”, theksoi mesfushori me prejardhje nga Suhareka.

Ndërkohë, Basha e ka vlerësuar s’i të vështirë grupin e Kombëtares shqiptare për eliminatorete Euro 2016. Ekipi kuqezi bënë pjesë në Grupin I së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

“Grupi është shumë i vështirë.Të gjithë kundërshtarët janë të fortë dhe nuk do ta kemi aspak të lehtë. Megjithatë, ne do t’i hyjmë kësaj gare të motivuar dhe do ta japim maksimumin në çdo ndeshje”, ka theksuar Basha.

Në fund, 27 vjeçari e ka konfirmuar se ka marr ftesë nga selektori Gianni de Biasi për ndeshjen miqësore që Shqipëria do ta zhvilloj kundër Maltës, me 5 mars

Uji Dea

Orari i ndeshjeve të Kombëtares

7 shtator 2014 (20.45) Portugali – Shqipëri

11 tetor 2014 (20.45) Shqipëri – Danimarkë

14 tetor 2014 (20:45) Serbi – Shqipëri

29 mars 2015 (18.00) Shqipëri –Armeni

4 shtator 2015 (20:45) Danimarkë – Shqipëri

7 shtator 2015 (20.45) Shqipëri – Portugali

8 tetor 2015 (20.45) Shqipëri – Serbi

11 tetor 2015 (18.00) Armeni – Shqipëri