Basha rikthehet në Itali

Migjen Basha mund të kthehet në Itali, por jo në Serie A.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka vendosur që t’i japë fund aventurës në Zvicër, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.
Basha ka kaluar periudhë të keqe në Luzern dhe ka vendosur të largohet sërish nga Zvicra për t’u rikthyer sërish në Itali, por kësaj radhe në Serie B.
Sipas Gianluca Di Marzio, për Bashën kanë shfaqur interes skuadrat e Comos dhe të Entellës të cilat e dëshirojnë lojtarin për pjesën e mbetur të sezonit. /Express