As bora se ndal Meriton Korenicën, shënon golin e radhës për CFR Cluj

Meriton Korenica po kalon një sezon fantastik në Rumani.
Futbollisti kosovar sot ka shënuar një tjetër gol, ku i dha epërsinë CFR Cluj ndaj Poli Lasi.
Edhe pse moti ishte i keq, ku ka edhe reshje të borës, Korenica arriti të dërgonte topin në rrjetë, qysh në minutën e 5-të.
Ky ishte goli i pestë për 28 vjeçrin këtë sezon, krahas edhe katër asistimeve./IndeksOnline/