Uji Dea

Basha përsëri titullar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha përsëri pritet që të jetë titullar te skuadra italiane, Torino.

Pas dy ndeshjeve të mrekullueshme me Kombëtaren shqiptare, Basha u rikthye në formacionin e parë të ‘Demave’, duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në përballje me Napolin, ndërsa nga minuta e parë pritet ta fillojë edhe ndeshjen e vështirë në udhëtim te Bologna.

FIDANISHTJA

Siç raportojnë mediat italiane, ky fund i sezonit do të jetë vendimtar për të ardhmen e mesfushorit në Torino, pasi duhet që ta shfrytëzojë rastin në këtë momente, pasi Matteo Brighi është i lënduar dhe nuk pritet të rikthehet në fushë së paku edhe një muaj.