Basha nuk u bind nga Grasshoppersi
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha ka mundur të rikthehet në Zvicër në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Anëtari i skuadrës italiane Torino, ka qenë në Zurich dhe ka biseduar me zyrtarët e klubit zviceran, por që në fund nuk është bindur nga oferta e bardh e kaltërve, transmeton Telegrafi.
Basha ka biseduar me zyrtarët e klubit zviceran, por pasi ka dëgjuar ofertën nuk ka pranuar, pasi paga ka qenë e vogël në krahasim me atë çfarë merr në Torino.
Ndërkohë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, mesfushori nga Theranda kishte dy oferta edhe nga Serie B, ku e kërkuan Trapani dhe Modena, por që Basha i refuzoi ato, duke vendosur të qëndroj në Torino. /Telegrafi/


