UBT

Basha: Në Torino ndihem si në shtëpi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Migjen Basha i ka shprehur emocionet e para, pasi u kthye në Torino, ku do të përgatitet për sezonin 2013/14.Futbollisti kosovar thotë se ndihet si në shtëpi tek Granata, duke i hedhur poshtë spekulimet e medieve italiane se ai ka kërkuar largimin për arsye familjare.

“Është viti im i tretë që jam në Torino, por entuziazmi është gjithmonë i njëjtë. Këtë vit skuadra prezantohet mjaft e renovuar, ndërsa u gjendëm menjëherë në entuziazmin e jashtëzakonshëm të tifozëve tanë. Ekziston një dëshirë e madhe për të filluar. Në mesfushë jemi plot lojtarë, të gjithë valide dhe secili do të mundohet ta japë maksimumin për të mirën e skuadrës”, tha përfaqësuesi shqiptar në mikrofonin e televizionit italian Sky.

Eco Higjiena

“Kam dëgjuar orëve të fundit që ka dalë një spekulim se unë kinse e kam kërkuar largimin. Por, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në Toro ndihem si në shtëpi, i jam mirënjohës presidentit Cairo dhe kryesisë, e cila më bleu përfundimisht dhe jam i lumtur që jam lojtar i Torinos”, përfundoi Basha.