FIDANISHTJA

Basha merr ‘dritën e gjelbër’ për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Duket se ëndrra e Migjen Bashës më në fund do të realizohet. Trupi i tij do ta ndjejë në një ndeshje futbolli fanellën ‘kuqezi’ të Kombëtares shqiptare. Mesfushori kosovar është lënë i lirë nga Federata Zvicerane e Futbollit për të zhvilluar ndeshje me Shqipërinë.

Të kujtojmë se ishin zviceranët ata që bllokuan tash e disa vjet inkuadrimin e Migjenit me ‘kuqezinjtë’, pasi ai paraprakisht kishte zhvilluar ndeshje me skuadrën U21 të zviceranëve.

Megjithatë, burime të gazetës brenda Federatës Shqiptare të Futbollit kanë bërë të ditur se të premten (dje), Migjenit i është lëshuar vendimi që ia mundëson atij të luajë me Shqipërinë, qysh në takimin e radhës kundër Norvegjisë.

Eco Higjiena

Sipas tyre, Migjeni është lënë i lirë nga Zvicra për ta përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa gjithë ky përshpejtim procedure ka ardhur edhe për shkak të Mërgim Brahimit, i cili kohë më parë vendosi që nga Shqipëria të kalonte te Përfaqësuesja zvicerane. Gjithsesi, një lajm të tillë ka hezituar ta konfirmojë shefi i skuadrave Kombëtare te Shqipëria, Redi Jupi. Në një prononcim për gazetën ‘Tribuna’, Jupi ka deklaruar se ende nuk mund të dalin me një prononcim zyrtar.

“Zyrtarisht s’kemi asnjë prononcim për këtë çështje. Sa më pak që të flitet, aq më mirë do të jetë. Ju doni të mbushni letra, ne duam t’i nxjerrim lojtarët në fushë. Për momentin, nuk punojmë në të njëjtin drejtim”, ka bërë të ditur Jupi, duke mos dashur lënë pezull këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.