KKVITI

Basha e Torino pranë ndarjes

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sipas mediave italiane mesfushori i kombëtares pritet të largohet nga ekipi torinez gjatë javëve të ardhshme. Migjen Basha pritet të largohet nga ekipi i Serie A, Torino. Lajmërimi vjen nga mediet italiane si ‘Calciomercato’.

Futbollisti mesfushor i kombëtares shqiptare nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë stinor në radhët e ekipit torinez për shkak të lëndimit të rëndë që e la jashtë grumbullimeve me ekipin nga fillimi i këtij viti deri javën e shkuar. “Rezultati i mesfushës së Torinos do të ishte më profitabil sikur të mbështetej te Migjen Basha, i cili megjithatë ishte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Por për të aventura te ekipi do të përfundojë në javët e ardhshme”, raporton ‘Calciomercato’.

Uji Dea

Basha prej tri vite e gjysmë është pjesë e Torinos, ndërsa kontrata e tij përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.