Eko Higjiena

Basha e synon barazhin për botëror

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Migjen Basha synon që me Kombëtaren shqiptare ta arrijë pozitën e dytë në Grupin E, që nënkupton se Kuqezinjtë do të luanin në barazh me një ekip tjetër që ka përfunduar në pozitën e dytë, për ta kërkuar më pas kualifikimin historik në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’.

“Ne e synojmë pozitën e dytë në grupe, për të luajtur më pas me të gjitha forcat në play-off. Kjo do të ishte një arritje historike për ne”, deklaroi mesfushori kosovar për mediat italiane.

UBT

Ndërkohë, futbollisti nga Theranda e ka përsëritur edhe një herë dëshirën për të qëndruar në Torino, ku ndihet sikur në shtëpi, ndërsa shpreson të luajë sa më shumë në sezonin e ardhshëm, edhe pse i respekton gjithmonë vendimet e trajnerit.

“Me kalimin e kohës në Torino e kam fituar besimin dhe jam përmirësuar shumë. Ky është klubi ku ia kaloj perfekt dhe ku e kam gjetur rehatinë dhe në fakt kam buzëqeshur kur dikush e ka përhapur lajmin për kërkesën time për largim. Kjo s’ka ndodhur kurrë. Madje, shpresoj të rri këtu sa më gjatë të jetë e mundur”, përfundoi përfaqësuesi shqiptar.