Basha: E kisha shumë të vështirë largimin nga Italia
Migjen Basha pak ditë më parë edhe zyrtarisht u transferua të Luzerni, pasi Torino nuk vendosi të vazhdojë me atë.
Mesfushori shqiptar u kthye në Zvicër pas nëntë vitesh të kaluara në Itali. 28-vjecari në një intervistë për ‘TuttoMercatoWeb’, tha se largimi nga Italia ishte i vështirë por i nevojshëm, transmeton Telegrafi.
“E kisha shumë të vështirë të largohesha nga Italia, pasi aty kalova nëntë vite e gjysmë. Unë arrita që nga Luccese të kalojë në Serie A, në Itali kam kaluar më të vërtetë mirë dhe gjithmonë do ta kujtojë këtë. Aventura ime te Torino zgjati katër vjet, gjatë të cilave unë u lëndova disa herë, së fundi në vitin kur edhe më skadonte kontrata.’ tha Basha, duke lënë të nënkuptohet se ekipi italian nuk i ofrojë rinovimin.
“Kisha nevojë për një sfidë të re. Kam pasur kontakte me ekipe nga Turqia dhe liga tjera, por oferta e Luzernit ishte më e mira për mua, pasi këtu kam shumë miq. Kisha nevojë për ekip, pasi vetëm kështu do ishte i mundur edhe kthimi im në kombëtare”, shtoi për fund Migjen Basha. /arena/


