Mobi Casa

Baseli e Luzerni interesohen për Sadikun

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dy skuadrat që garojnë në Superligën e Zvicrës, Baseli e Luzerni, kanë shprehur interesim për sulmuesin shqiptar të Luganos, Armando Sadiku, njoftoi të martën “20min.ch”.

Mobi Casa

“Presidenti i Luganos ka theksuar se dëshiron të paktën dyfishin e asaj që shpenzoi për sulmuesin (rreth 400 mijë euro), kur e mori nga Locarno, ndaj po kërkon të zhvillojë gati një ankand për të përfituar sa më shumë nga shitja e kartonit të tij”, shkruan “20min.ch”.