Fundamenti

Barrikadat maqedonase

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Maqedonia vazhdon me barriera ndaj eksportuesve kosovarë. Përveç që u kërkon një krah dokumente, ky shtet tash ka bllokuar në kufi prodhuesit kosovarë të miellit, duke u shkaktuar miliona euro humbje. Kjo është kundër marrëveshjes së CEFTA’s. Në Ministrinë e Tregtisë paralajmërojnë masa të njëjta ndaj shtetit fqinj.

Prodhuesit kosovarë në hall me Maqedoninë. Pas ujit dhe grurit, ky shtet se fundi ka bllokuar edhe eksportuesit kosovarë të miellit.

Kompania vendore për prodhimin e miellit M&Sillos për katër muaj ka humbur 1 milion euro qarkullin në saje të embargos që shteti maqedonas u ka vendosur shteteve të CEFTA-s. Kamionët e kësaj kompanie ka mbi tre muaj që po presin në kufi me këtë shtet.

Zyrtarët e M&Sillosit thonë se pala maqedonase deri tani nuk ka dhënë asnjë arsye pse nuk po e lejon kalimin e kamionëve. Vullnet Mita nga kjo kompani tregon se nuk është hera e parë që po kanë probleme me këtë shtet, ndërkaq për sivjet thotë se prej korrikut nuk kanë mundur të eksportojnë miell.

“Që prej datës 5 korrik të këtij viti asnjë kamion i joni nuk ka kaluar. Pala maqedonase nuk na ka dhënë asnjë arsye për këtë bllokadë. Humbjet tona për këtë periudhë janë mbi 1 milion euro në qarkullim”, ka thënë Mita për “Express”.

Prodhuesit kosovarë thonë se Maqedonia po përdor mënyra të ndryshme për t’i ndalur eksportet nga Kosova, me qëllimin e vetëm që t’i mbrojë produktet e veta. Rasti i fundit me miellin nuk është i pari i këtij lloji. Barriera më herët u vendosën edhe për ujin e prodhuar në Kosovë dhe grurin.

Madje, në rastin e ujit, ky shtet pati filluar ta bëjë vetë verifikimin e produkteve kosovare, duke anashkaluar analizat e instituteve të bëra në Kosovë.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë në dijeni për këto pengesa dhe paralajmërojnë se nëse vazhdohet kështu, atëherë do të marrin masa ndaj Maqedonisë.

Këshilltarja në këtë ministri, Arta Istrefi, thotë se si ministri janë ankuar edhe në CEFTA.

“Qeveria e Maqedonisë tash e tre vjet vendos masa mbrojtëse për prodhuesit e tyre të miellit, fillimisht pati bllokuar importin e miellit nga të gjitha vendet e botës,

më pas ka vendosur kushte për të gjitha importuesit e miellit në Maqedoni”, ka thënë Istrefi.

FIDANISHTJA

Në vendimin i Kryeministrit të Maqedonisë thuhet se për 1 kilogram miell të importuar në Maqedoni duhet të blihen 4 kilogramë brenda Maqedonisë, çka e vështirëson tej mase eksportin e miellit kosovar për në Maqedoni.

Sipas Istrefit, ky vendim është në kundërshtim me nenin 11 dhe 24 të Marrëveshjes për Tregti të Lirë CEFTA, në të cilën definohen qartë masat mbrojtëse për mbrojtjen e produkteve vendore dhe masat që mund të ndikojnë në kushtet e tregtisë së agrikulturës.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një letre zyrtare është ankuar në CEFTA

për masën kundër marrëveshjes për tregti të lirë e cila është duke ndikuar

negativisht në eksportin e miellit.

Po ashtu, në takimin e fundit të CEFTA-s, që është mbajtur në Zagreb, Kosova e ka ngritur prapë këtë çështje.

“Ndërkohë, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ne do të marrim masat adekuate në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë ajo.

Ndryshe, vlerësohet se brenda një viti Maqedonia eksporton në Kosovë rreth 400 milionë euro. Sipas të dhënave jozyrtare, në periudhën e reciprocitetit me Serbinë nga kompanitë maqedonase është rritur për 92 milionë euro eksporti drejt Kosovës.

Sa i përket mallrave të eksportit nga ky shtet, dominon nafta, por janë edhe materialet ndërtimore dhe ato ushqimore që eksportohen dhe kërkohen në tregun e Kosovës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup, nafta gjatë vitit 2010 dhe 2011 përbën rreth 50 për qind të eksporteve me Kosovën.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.