Uji Dea

Barrierat e krijuesit (Parodi)

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ç’ është një qiri që bënë dritë ,
Që nuk shuhet natë , as ditë ?
Gjithë natën nuk shuhet dot ,
Është vampir , a është robot ?!

S’është vampir , as s’ është robot ,
S’ donë ta çojë ai kohën kot !
Është krijues, shkrimtar , poet –
Shkruan vepra net për net !

Ç’ është ai njeri që po nget ,
Derë me derë ai po troket ?
Është postier , a është lypsarë ,
Kërkon para për t’ bërë çarë ?!

S’ është postier , as s’ është lypsarë ,
Po ai është poet , shkrimtarë !
Kërkon para me i ndihmua –
Librin e vet për ta botua !

Vallë, kush është ai patron ,
N’ restorant që po na fton ,
Për të ngrënë, për të pirë falë –
A mos i ka lind ndo ‘i djalë ?!

Mobi Casa

S’ është patron, as s’ ka lind djalë ,
Por , një libër i ka dalë !
Për këtë libër ka shumë gëzim –
Donë t’ ia bëjë një promovim !

Po kërcejnë fëmijët për mashalla –
Po vjen Baba Dimri me thes në krah !
Për Vit t’ Ri na jep dhurata ,
Bonboniera e çokolata !…

Jo, more fëmijë , s’ jam Baba Dimër ,
Jam poet , kam botuar libër !
Derë më derë , unë , tash kam dalë –
Po dua librin me ua falë !

Gjilan, dhjetor, 2013.Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.