ARKATANA

Barnat që ju shtojnë kile të tepërta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen.

Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është simptomë kur janë të përshkruara për drogë, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera. Disa barna shtojnë oreksin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera…

Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave.

Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale). Prandaj, kini kujdes se çfarë merrni dhe në çfarë doze.
Lista e barnave që sjellin deri te pesha e tepërt:

Barnat për alergji – Posaçërisht ato që përmbajnë ‘diphenhidramin’ që shkakton përgjumje momentale.

Fundamenti

Antidepresivët – Disa antidepresivë ndikojnë në disponimin tuaj, ashtu që ua shtojnë apetitin për ushqim. Porsa të vëreni ndryshimin e shprehisë në ushqim, kërkoni që t’jua ndërrojnë medikamentet e ordinuara.

Kontraceptivët – Barnat për kontrollimin e lindjeve lehtë çojnë deri te grumbullimi i kilogramëve, sepse kanë tendencë të shkaktojnë fryrje dhe mbajtje të lëngjeve. Zgjidhni tabletat që kanë më pak estrogjen dhe progesteron.

Tabletat për gjumë – Këto tableta mund të jenë shkaktarë kryesorë pse po trasheni. Prandaj mos i blini sipas dëshirës, por vetëm me rekomandim të mjekut.
Barnat për migrenë – Ju nxisin që të hani më shumë. Oleanzipina dhe natrium valproati mund të bëjnë që të shtoni në peshë.

Steroidet – Shumë steroide që janë në dispozicion mund të bëjnë që të ndiheni jashtëzakonisht të uritur. Në fakt, steroidet janë mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar apetitin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.