Barnat e fshehura në “bunkerë” shiten nëpër barnatoret e Kosovës

Aktiviteti i një kompanie dyshohet se përbënte kërcënim për shëndetin e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.
Kompania e barnave “Mali Pharm” dyshohet se ka kontrabanduar barna në të zezën.
Këto barna kjo kompani i ka ruajtur nëpër bunkerë në qytetin e Pejës dhe nuk përjashtohet mundësia që ato kanë përfunduar tek qytetarët.
Dogana e Kosovës javën e kaluar e ka bastisur këtë kompani.