“Bardhēsitē e Atdheut”- Enciklopedia gjithëkombëtare me 41 mijë dokumente, fakte dhe dēshmi gjithëkombëtare tē Atdheut….

Nga Ekipi Hulumtues, Botues Dokumentues dhe Promovues i Enciklopedisë Gjithëkombëtare të Atdheut, “Bardhësitë e Atdheut”.
PRISHTINĒ – Sukseset, botimet dhe promovimet e Enciklopedisë gjithëkombëtare ,me prezantime edhe ndërkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut” , tè autorit, ish -reporter dhe veteran i UÇK-së, Afrim Mustafa, po vazhdojnē.
Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 41 mijë fakte, dëshmi, argumente dhe dokumente gjithëkombëtare treshekullore të Atdheut tonë, tashmë ka marrë vlerēsime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër në jetën publike në Kosovē dhe në hapësirat gjithë shqiptare, si Akademikët :Esat Stavileci, Pajazit Nushi, Mehmet Halimi, por edhe gjeneralët e luftërave tw UÇK-së : Dr. Bislim Zyrapi, Dr.Jakup Krasniqi, Shukri Buja, ish-kryeministri, Dr. Bajram Rexhepi, Dr. Sabri Kiçmari, Rrustem Berisha, Spiro Butka, Prof Dr. Nexhat Çoçaj, Sokol Dobruna, Dr. Kudusi Lama, shkrimtari, Izet Avdyli, Shaqir Foniqi, Bilall M. Maliqi dhe shumë e shumë të tjerë.
Në një promovim solemn, të mbajtur në dhe në Tiranë është folur pwr rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër madhore e autorit, publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa.
Nē promovimin solemn, organizuar nga gazeta prestigjioze, “Nacional” nē Tiranē, kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari, tha se, Enciklopedia Gjithëkombëtare “Bardhësitë e Atdheut” ,ka peshë të rëndësishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarinë.
Gjithashtu, botuesi dhe publicisti i mirënjohur, Mujē Buçpapaj, theksoi se, Enciklopedia gjithëkombëtare “Bardhësitë e Atdheut”, ēshtē pasuri pēr historiografinë tonē gjithë shqiptare dhe kjo enciklopedi duhet tē vendoset nē çdo shtēpi dhe familje shqiptare …..
Sukseset e Enciklopedisë Gjithëkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut”, tē Autorit, Afrim Mustafa, vazhdojnē…/rajonipress/