Fundamenti

Barbara Dini: Jam vetëm dhe e lumtur

/ 3 minuta lexim

Barbana Dini e filloi karrierën e saj muzikore në moshën 7 vjeҫare në Festivalet Mbarëkombëtare për fëmijë. Pjesëmarrëse në aktivitete dhe koncerte të ndryshme si dhe në talent Shou “Ethet e se premtes”. Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, në vitin 2009 nis karriera e saj si soliste. Në mars publikon singel-in e saj të parë me videoklip, në bashkëpunim me një nga televizionet muzikore shqiptare, “Supersonic”.

Titulli i këngës është “Flirt” për të vazhduar me këngën tjetër “Ex-in tim” e cila publikohet në muajin korrik. Në nëntor 2009 merr pjesë për herë të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Se jam vajzë”, një këngë mjaftë e pëlqyer nga publiku. Për Gazetën Express, ju flet vet Barbana…

Me çfarë je duke u marrë për momentin?

Për momentin po shijoj pak qetësi dhe përkushtim ndaj vetes pas festave, njëkohësisht dhe me koncertet.

Sa e vështirë është të bësh karierë këtë kohë?

Karriera muzikore si çdo profesion tjetër ka vështirësitë e veta, aq më tepër për mënyrën e funksionimit të gjërave në vendin tonë por mundohemi t’i përshtatemi…

Sa këngë e klipe ke realizuar deri më tani?

Këngë kam rreth 15 por vetëm 5 prej tyre janë realizuar me klipe.

Je e njohur në Shqipëri, sa ke tentuar për karierë edhe në Kosovë e jashtë kufijve?

Mobi Casa

Unë këngët dhe klipet deri më tani i kam realizuar në Shqipëri, përveҫ një klipi që është realizuar në Maqedoni dhe një tjetër në Mal të Zi por kjo nuk do të thotë që ato nuk transmetohen në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e kudo ku ka shqiptarë nëpërmjet kanaleve në platforma digjitale…

Çfarë mendon për këngëtarët që bëjnë karierë jashtë?

Mendoj që është diҫka pozitive sigurisht kur egzistojnë mundësitë, ҫdo këngëtarë do e dëshironte.

Me koncertet si qëndrojnë punët, sa të pagueshme janë?

Koncertet janë një mundësi e mirë për të qenë në kontakt me fansat nëpërmjet muzikës dhe ҫdo këngëtarë merr shpërblimin që i takon për punën që bën. Personalisht jam e kënaqur!

Cilat janë planet për këtë vit?

Për këtë vit kam shumë plane për këngë dhe klipe të reja sigurisht…

Si shkon jeta privatee kur do e shohim Barbanën si nuse?

Jam vetëm dhe shumë e lumtur…nuse? Ka kohë edhe për këtë në të ardhmen.