Mobi Casa

Barazimi, epilog real i ndeshjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drita – Drenica 1:1 (0:1). Shënues: G. Sermaxhaj ’46 – A. Tosuni ‘8 (autogol). Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 800. Gjyqtarë: G. Shala, A. Ejupi, R. Hyseni.

Shënues: G. Sermaxhaj ’46 – A, Tosuni ‘8 (autogol). Kartoni i verdhë: Rama, B. Shabani, Xh. Shabani (Drita) – Geci, F. Bajraktari, Haklaj (Drenica).

Drita: Latifi, Rama (Sermaxhaj), Ahmeti, Tusuni, Syla, B, Shabani, Baxhuku (Morina), Abazi, Ramushi, Foniqi (Osmani), Shabani.

Drenica: Sadiku, Tahiraj, Geci, F. Bajraktari, Baliqi (Ahmeti), Çekaj, Maxhuni, Hyseni, Shkupolli (B. Bajraktari), Rahmani, Haklaj

Futbollistët e Dritës pas fitores si mysafirë ndaj Lirisë së Prizrenit, nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen kundër skuadrës së Drenicës duke barazuar në 1:1. Futbollistët vendas që në minutat e parë të ndeshjes shumë lehtë kanë mundur të shënojnë golin e epërsisë dhe vetëm fati mysafirët i ka shpëtuar nga pranimi i golit. Ishte Shabani i pari që ka dështuar të shënojë nga afërsia, e pastaj edhe Foniqi që nuk gjendet si duhet pas harkimit të bashkëlojtarit të tij nga e djathta.

Në minutën e 8, Hyseni i mysafirëve ka gjuajtur fuqishëm në drejtim të portës së Latifit, i cili ka arritur të pret topin, por ishte mbrojtësi Tosuni që ishte afër dhe nga trupi i tij topi futet në portë për të kaluar mysafirët në epërsi fillestare.

Mobi Casa

Pas pësimit të golit, vendasit kanë hapur lojën dhe me ngulm kanë sulmuar për të barazuar rezultatin, por ishin pak vendasit që kanë ruajtur golin e tyre dhe pak era e fortë që ka penguar vendasit të organizojnë aksione që do të rrezikonte seriozisht golin e mysafirëve.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit kanë barazuar rezultatin, ndërsa shënues ishte Genc Sermaxhaj. Sermaxhaj nga një largësi nga 30 metra nga një pozitë anësore ka gjuajtur në drejtim të portës, e cila në fillim dukej si harkim në portë, por era e fortë ka devijuar topin në drejtim të portës, gjë që as portieri mysafirë nuk arriti të bëjë më shumë veç të shikoj topin si futet në rrjetin e tij.

Deri në përfundim të ndeshjes shohim edhe dy raste të volitshme nga një për dy skuadrat. Së pari vendasit ne minutën e 55, përmes Sermaxhajt organizojnë sulmin duke e shërbyer bukur Abazin brenda zonës, por ishte portieri Sadiku, i cili me mund të madh hedh topin jashtë portës, derisa mysafirët në minutën e 78 përmes Hysenit shumë lehtë kanë mundur të shënojnë, pasi sulmuesi del i vetmuar para Latifit, pot portieri vendas ishte i vëmendshëm dhe pret gjuajtjen e Hysenit.

Thanë pas ndeshjes:
Arbnor Morina, trajner i Dritës:

Era e fortë pengoi dy skuadrat të tregojnë lojë të bukur dhe të pëlqyeshme. Epilogu i ndeshjes ishte real. Ekipet shfrytëzuan nga një rast, por referimi ishte skandaloz.
Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicës

Ne ishim skuadër që dominuam gjatë pjesës së parë pasi faktorë në këtë dominim tonin ishte edhe era e fortë që na ndihmonte neve. Jam i kënaqur me rezultat, por besoj se do të kalonim edhe më mirë të mos pësonim gol në atë mënyrë. Me pak fat ndoshta do të merrnim tri pikë./rajonipress/