ARKATANA

Barazim me vlera ndaj Zvicrës si mysafir, Helvetët kalojnë tutje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baraz me rezultat 1-1 në sfidën e luajtur në “St Jakobs-Park” në qytetin e Bazelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Ndeshja nisi me një dominim të Zvicrës të cilët kishin posedimin dhe rastet në anën e tyre.

Vendasit patën disa mundësi të mira për gol, fillimisht me Ruben Vargas por gjuajtjet e tij u ndalën me sukses nga Visar Bekaj.

Rastin më serioz zviceranët e patën në minutën e 18-të, ku në portën e boshatisur Remo Freuler gjuajti jashtë kuadratit të portës.

Kosova në anën tjetër ishte shumë afër golit të epërsisë, kur në minutën e 37-të goditja me kokë e Elbasan Rashanit shkoi shumë afër shtyllës së Yann Sommer.

Pa gola përfundoi edhe 45 minutëshi i parë i këtij takimi.

GRANDEMALL

Me të filluar pjesa e dytë që në aksionin e parë, Zvicra kaloi në avantazh pasi Ruben Vargas shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 47-të pas një tollovie në zonë.

Kosova mundohej herë pas here me ndonjë kundërsulm për të rrezikuar por pa sukses.

Zviceranët patën edhe disa raste të mira shënimi me Noah Okafor, i cili madje shënoi gol por u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas pësimit të golit Kosova nisi të bëhej më kërkuese dhe e gjeti golin në minutën e 82-të, ku autor i golit ishte sulmuesi Muhamet Hyseni i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Mërgim Vojvodës.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe sfida përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 dhe tanimë zyrtarisht Rumania dhe Zvicra siguruan biletën e kualifikimit për në Euro 2024./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.