ARKATANA

Baraliu për ankesën e PDK-së: Gjykata duhet të vendosë shpejt, çështja është urgjente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lëndë në Gjykatën Kushtetuse, për konstituimin e Kuvendit.

E pas dorëzimit të ankesës, në një konferencë për media, Arian Tahiri tha se PDK iu drejtua Kushtetueses, për të kërkuar masë për të parandaluar dëmet institucionale.

E lidhur me këtë në një prononcim për Indeksonline, profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu thotë se Gjykata mund të vendosë një masë të përkoshme lidhur me këtë çështje.

‘’Gjykata mund ta caktojë një masë të përkoshme, e vendos më shpejtë ose do të duhet ta vendosë më shpejtë, por nuk mendoj që ka nevojë për masë të përkoshme sepse është çështje që është gjykuar’’, ka thënë fillimisht Baraliu.

FIDANISHTJA

Më tutje ai është shprehur se Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për të marrë një vendim.

‘’Gjykata nuk ka afat të caktuar për të marrë një vendim, sipas rregullores për çështje të caktuara janë 60 ditë por ka raste kur çështja është trajtuar me muaj dhe vite, deri sa nuk ka ndonjë vendim nga Gjykata Kuvendi mund të zhvillojë senace sepse nuk ka ndonjë masë të përkoshme’’, thotë Baraliu për Indeksonline

Baraliu thotë se në rast të shkeljeve Gjykata nuk përcakton që vendi mund të shkojë në zgjedhje automatikisht, sipas tij ajo vendos në mënyrë njëinstanciale.

Sipas Baraliut kryesorja është se Gjykata duhet të vendosë shpejtë sepse çështja është shumë urgjente dhe nuk do të duhet ti pengojë organet në veprimin e tyre vetëm në rast se konsideron që ka shkelje të Kushtetutës./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.