Fundamenti

Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike t’i japin fund lojës, siç e quajti ai, teatrale.

Baraliu tha se partitë politike do të duhej ta merrnin aktgjykimin e Kushtetueses si një vërejtje dhe një ultimatum për të qenë të ndërgjegjshme për ta konstituuar kuvendin brenda 30 ditëve.

“Ky varg i zhargoneve politike në pozicione të njëjta, jo vetëm që s’kanë kuptim por do të duhej ndërprerë secila palë pasi po interpretojnë në mënyrën e vetëm, por e vërteta është se nëse analizohet mirë vendimi, porosia kryesore, fryma dhe rekomandimi kryesor obligativ është që këta duhet të ulen dhe të merren vesh”.

FIDANISHTJA

“Nëse nuk e zbatojnë domethënë e para që do të kompromentohen të gjithë, sepse me vite të tëra e kanë drejtuar gishtin ndaj njëri-tjetrit për moszbatim të Kushtetutës dhe shkelje të saj. Tanimë, pas kësaj nëse nuk e zbatojnë këtë vendim, pasojat janë të pariparueshme dhe s’kanë çka i thonë njëra-tjetrës pasi do ta shkelin Kushtetutën me të dy këmbët”, tha Baraliu në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se shpreson që nesër partitë politike në takimin e thirrur nga ora 16:00 nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dalin me një qëndrim të përbashkët dhe ta gjejnë një zgjidhje.

“Po shpresoj që e kanë kuptuar mesazhin e këtij vendimi të kësaj gjykate dhe nesër do të kenë një qëndrim të përbashkët që ta gjejnë një zgjidhje, pra të votohet kryetari dhe nënkryetarët, të mos pengohet pala tjetër dhe të konstituohet kuvendi”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.