Fundamenti

Banorëve të Llovcës u shtohen shpresat për jetë më të rehatshme

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shpallja e tenderit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës është pritur mirë nga banorët e Llovcës të cilët thonë se rruga e asfaltuar ua ngjallë shpresat dhe kthen edhe optimizmin e banorëve tjerë për të investuar dhe jetuar aty.

Fshati Llovcë dikur (para luftës ) i ka pasur mbi 56 shtëpi të banueshme. Por kushtet e rënda të jetesës dhe rruga e dëmtuar ka detyruar shumë familje që të braktisin fshatin dhe të vendosen në qytet. Aktualisht Llovca i ka 27 shtëpi të banueshme.

Por për banorët e mbetur atje tanimë ka pasuar një lajm i mirë. Ministria e Infrastrukturës tashmë e ka shpallur tenderin për asfaltimin e rrugës edhe zyrtarisht. “Rruga Pograxhë – Llovcë e gjatë afër 4 km do të asfaltohet dhe tenderi është i hapur deri më 17 tetor” tha Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve. Sipas Osmanit në fazën e dytë është paraparë edhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Llovcë – Ranatovc.

RCCOLA

Osmani tha se janë paraparë edhe rrugët Pograxhë – Bilinicë dhe Pograxhë – Sllubicë.

Nuhi Nuhiu banor nga Llovca dhe aktivist tha për rajonipress se jemi shumë të gëzuar që më në fund edhe ky fshat kufitarë po përfiton një projekt madhor. “Jam i sigurt se asfaltimi i rrugës do të kthejë shumë banorë për të jetuar dhe punuar tokën. Rruga ka qenë shumë e dëmtuar dhe ka qenë e rëndë të jetohet pa e pasur infrastrukturën rrugore të rregulluar”.

Nuhiu tha se viteve të fundit veç kanë filluar të ndërtohen kampështëpiza dhe shtëpi të reja. “Llovca ka një peizazh që vetëm zoti e ka falur dhe normalisht që ky ambient i mrekullueshëm duhet të shfrytëzohet” tha Nuhiu./rajonipress/