Banorët e Vërbanit në aksion për një ambient më të mirë shkollor

Viti – Organizuar nga Këshilli i fshatit Vërban, banorët e këtij lokaliteti i janë përgjigjur aksionit për krijimin e një ambienti më të mirë shkollor për nxënësit dhe personelin e shkollës fillore.
Me këtë rast, ata i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti ku edhe ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në meremetimin e objektit të shkollës.
Gjithashtu në kuadër të aksionit është marrë iniciativa edhe për rregullimin e kopshtit, respektivisht ambientit të jashtëm të shkollës.
Haliti i ka përgëzuar banorët për aksionin dhe ka theksuar se nismat e tilla që kanë për qëllim pastrimin, rregullimin dhe krijimin e një ambienti të pastër e të volitshëm, gjithherë do të kenë mbështetjen e institucioneve komunale.
Për shpenzimet e ndryshme që kanë pasur gjatë aksionit të sotëm, kryetari Haliti ka premtuar për një shujtë simbolike duke kërkuar që edhe në të ardhmen këto aksione të merren sepse ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi./rajonipress/