UBT

Banorët e Velekincës kanë një kërkesë serioze për kreun e komunës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Banorët e fshatit Velekincë kanë reaguar në lidhje me uzurpimin e pronës dhe Vendosjen e Varrezave në mënyrë jashtë institucionale dhe kundërligjshëm. Banorët i kanë dërguar një letër Kryetarit të Komunës, Drejtorisë së shërbimeve Publike, dhe Bashkësisë Islame në Gjilan.

Reagimi i plotë i banorëve të Velekikncës

Reagim i qytetarëve të fshatit Velekincë, në lidhje me uzurpimin e pronës dhe Vendosjen e Varrezave në mënyrë jashtë institucionale dhe kundërligjshëm!

Siç edhe jeni të njoftuar pak javë më par disa nga qytetaret nga Velekinca e epërme, pa kurrfarë miratimi nga organet kompetente dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet dhe rregulloret Komunale dhe ato në nivel të Republikës, kanë uzurpuar një pronë publike në afërsi të shkollës së fshatit “mulla Idrizi” dhe shumë afër rrugës kryesore në drejtim të magjistrales e cila shpie në drejtim të Preshevës! Me arsyetimin për të vendosur varrezat e fshatit. Për më tepër tash së fundi kanë kryer edhe ceremoninë e par të varrimit në ketë vend! Edhe pse kanë qen të njoftuar, se nuk e kanë pëlqimin e organeve kompetente për këtë lokacion për te vendosur në këtë vend varrezat e kësaj lagje të fshatit.

RCCOLA

Ne banoret e fshatit Velekincë e Vjetër përveç se jemi të shqetësuar në lidhje me këtë vendim të tyre për t`i vendosur varrezat në ketë vend, jemi skajshmërisht të shqetësuar dhe të indinjuar për mos reagimin e organeve Kompetente Komunale! Për mos veprimin e tyre në rastin konkret për t`i ndaluar që ta uzurpojnë së pari ketë vend e më pas edhe të fillojnë ceremonitë mortore të varrimit. Gjithashtu jemi shumë të indinjuar dhe të fyer edhe nga Bashkësia Islame në Gjilan, e cila në prononcimet e saja publike ka deklaruar se nuk do të lejon as një imam që në ketë lokacion t`i kryen ceremonitë e varrimit e njëjta nuk e ka ndaluar Hoxhë Enver Rexhepin tani në pension për të marr pjese në ketë ceremoni Varrimi! Edhe pse ka qen e njoftuar se i njëjti do të shkon në ketë lokacion për ta kryer një ceremoni varrimi.

Për hir të korrektesës dhe sinqeritetit ne qytetarët e Velekincës së vjetër jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo lagje e fshatit ka problem me vend për t`i vendosur varrezat e tyre, por në as një mënyrë nuk do të pajtohemi që problemi i tyre të zgjidhet në kurriz tonin! Ne në vazhdimësi do të kundërshtojmë fuqishëm që mos të lejojmë që edhe më tutje të vazhdohet për të varrosur kufoma tjera në ketë vend.

Ky vend është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, jo vetëm nga fshati jon por edhe në nivel të Komunës së Gjilanit! Sikur se ky problem i tyre të ngrihej më herët sigurisht se do të zgjidhej më herët, e jo tani duke e keqpërdorur kohën e zgjedhjeve apo edhe ndoshta tranzicionin e pushteteve thuhet në reagimin e nënshkruar edhe nga Skender Bajrami përfaqësues./rajonipress/