RCCOLA

Banorët e Tërpezës kërkojnë investime në infrastrukturën rrugore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Abdyl Bajrami nënkryetar i Komunës së Vitisë ka kërkuar nga banorët që të propozojnë projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale.

Nënkryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami me vëmendje ka dëgjuar hallet dhe shqetësimet e banorëve të Tërpezës në një takim që ka pasur me ta ku është diskutuar për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2013-2015 .

Takimet e tilla me fshatrat po organizohen nga Institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ELITA-Viti dhe në mbështetje të fondacionit për Shoqëri të hapur KFOS kanë mbajtur dje debatin e parë publik me banorët e fshatit Tërpezë .

Pasi ka dëgjuar kërkesat e banorëve të Tërpezës ,Abdyl Bajrami kërkoj nga banorët që të propozojnë projektet me interes publik që duhet të përfshihen në listën e projekteve për investime kapitale.

Ai tha se Komuna është e interesuar të investoj në të gjitha lokalitetet e veta ,por se kjo varet shumë nga mjetet buxhetore. Ndërsa Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit pasi paraqiti mënyrat e shpenzimit të buxhetit për 6 mujorin e parë të këtij viti tha se Komuna e Vitisë është duke i mbajtur këto takime me qëllim që të investohet në ato sektorë të cilat me të vërtetë shihen të arsyeshëm nga banorët e këtij fshati.

ARKATANA

Ai tha se Komuna kishte një projekt të rëndësishëm për ndërtimin e një parku turistik në këtë fshat në vendin e quajtur “Të pishat” por kjo sipas tij nuk ka mundur të realizohet pasi vendi ku është i përshatëshëm për këtë veprimtari nuk ka qenë pronë komunale.

Ndërsa banorët e fshatit Tërpezë kërkuan që komuna të investoj më shumë në këtë fshat sidomos në infrastrukturën rrugore, arsim por edhe në rregullimin e një fushe sportive për të rinjtë e Terpezës.

Me qëllim që banorët të njihen më shumë me çështjet e buxhetit atyre ju janë shpërndarë disa broshura ndërsa në këtë takim është thënë se procesi i planifikimit të buxhetit komunal, përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve ka një rëndësi të veçantë për planifikim të drejtë dhe transparentë të menaxhimit me pranë publike dhe realizimit të projekteve kapitale.

Ky takim është mbajtur në kuadër të takimeve që kanë për qëllim planifikimin dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit Komunal për vitin 2013-2015 si dhe është pjesë e planit të Zyrës për Informim Publik për këtë vit ku parashihen të mbahen 10 debate publike nëpër fshatrat e Vitisë rreth procesin e buxhetit./rajonipress/