ARKATANA

Banorët e Tërnocit përkujtojnë 15 vjetorin e dëbimit nga ushtria serbe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në dalje të fshatit Tërnoc të Bujanocit sot është shpalosur një pllakë përkujtimore me të cilën u shënua 15 vjetori i dëbimit të banorëve të këtiij fshati nga ushtria Serbe.

Më 23 prill të vitit 1999 rreth orës 17:00 u bë dëbimi banorëve të Tërnocit mbi fshat tek muri i lumit të këtij fshati pa dallim fëmijë, pleq, gra, burra, të sëmuar, ku pati edhe të paralizuar.

Për të përkujtuar këtë sot në dalje të fshatit Tërnoc të Bujanocit, sot është shpalosur një pllakë përkujtimore me të cilën u shënua 15 vjetori i debimit të banorëve të këtiij fshati tek muri i fshatit nga ushtria Serbe.

Kryetari i BL-së së Tërnocit Agim Haliti me këtë rast theksoi se ato momente ishin shumë kritike të pushtetit të atëhershëm, momente këto të cilat nuk do të harrohen kurrë.

Kjo ishte një sakrificë, një sfidë që përjetuam ato momente dhe ne me qëndresën tonë dëshmuam se këtu jemi dem baba dem dhe do të qëndrojmë me shekuj.

Fundamenti

Emrullah Lutfiu projekues i pllakës në fjalë tha se më 23 e prill të viti 1999 në ora 16: 50 minuta me urdhërin e komandanitit të kazermës së Bujanocit Vidoj Millosheviq i cili edhe sot lëvizë lirshëm nëpër rrugët e Bujanocit u bë dëbimi i banorëve të Tërnocit nga shtëpitë e tyre, gra burra, pleqë e fëmijë, në mesin e tyrë nuk u kursyen as lehonat me foshnjet e posalindura, të paralizuarit dhe të sëmurit që ishin në shtrat.

Para të prAnishmëve foli dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi nëjri nga aktivistët dhe prijës fetar i cili qëndroi në krahë të popullit. Saqipi mes tjerash theksoi se pak nëse mendojmë e dijmë se çfar ankthi dhe çfar rrëmuje kemi patur në atë kohë. Saqipi ishte prej atyre që kishin marrë ftesa për mobilizim të dhunshëm i 145 të rinjëve tërnocasë dhe ishte i pari që pranoi ftesën për ta flijuar vetën e tij, vetëm për ta Tërnocin dhe gjithë Luginën e Preshevës.

Kjo popullatë edhe pse bënte pjesë në kuadër të sistemit të Sërbisë, gjatë tër luftës në Kosovë përjetoj gjitha presionet shpirtërore, psikike, politike, kulturore, sportive, dhe materiale, vetëm se ishim shqiptarë.

Falë qytetarëve që ditën të organizohen, mobilizohen dhe të solidarizohen, sikur të ishin një shpirt dhe një trup, duke i marrë parasyshë të gjitha frontet e hapur kundër shqiptarëve, si ato politike, ushtarake, policore, paramilitare dhe informative. Andaj, për tejkalimin e të gjitha këtyre sprovave ishte dashur shumë besim, mature, guxim si dhe fleksibilitet shumë aktiv për ta mbajtur këtë popullat në kontroll. /Lugina Press/