GRANDEMALL

Banorët e Stubllës kërkojnë rrugë dhe ujësjellës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Stubëll e Epërme të Komunës së Vitisë është mbajtur diskutimi publik me banorët e këtij fshati lidhur me procesin e planifikimit të buxhetit për vitin 2013-2015.

Nga ky takim banorët kërkuan që Komuna të investoj më shumë në këtë fshat ,në veçanti ata i kanë dhënë prioritet hapjes së një rruge alternative me arsyetimin se kjo do të lehtësonte qarkullimin e lirë dhe të sigurte të banorëve.

Stubllanasit gjithashtu theksuan se si problem kyç është edhe mungesa e ujit pasi sipas tyre banorët po shpenzojnë shuma të mëdha parash në hapjen e puseve të cilat shumë herë dështojnë pasi që nuk ka ujë të mjaftueshëm.

Eco Higjiena

Abdyl Bajrami nënkryetar i komunës tha se Komuna do t`i merr parasysh këto sugjerime dhe se do të shikohen mundësitë që përmes buxhetit Komunal, por edhe donatorëve të ndryshëm të investohet në fshatin Stubëll të Epërme.

Ndërsa Islam Jashari Drejtori i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit i njoftoj ata lidhur me procesin e planifikimit të buxhetit për vitin 2013-2015. Ky takim është organizuar nga Institucionet Komunale të Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare ELITA-Viti dhe në mbështetje të fondacionit për Shoqëri të hapur KFOS ndërsa është pjesë e planit të zyrës për Informim Publik ku parashihen të mbahen 10 takimet të tilla në fshatrat e ndryshme të Komunës së Vitisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.