Banorët e qytetit të Gjilanit – origjina e familjeve të para

Gjilan – Nga familjet e hershme shqiptare të vendosura në Gjilan, pos Gjinollëve, themelues të qytetit, ndër familjet më të hershme, për të cilat kemi njohuri, mund të merren familja e Dedëve, për të cilën mbështetur në deklarimet e familjarëve të saj, ata thonë se janë banorët më të vjetër në këtë hapësirë dhe ndër banorët e hershëm të Gjilanit, si dhe të fshatit të dikurshëm Gilan.
Pas themelimit nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII, Gjilani edhe pse vendbanim i ri, mjaftë shpejt u shndërrua në qendër urbane për viset e Anamoravës, me popullsi kryesisht të ardhur nga fshatrat e rrethinës dhe me banorë të tjerë të ardhur nga vise më të largëta të përkatësisë së ndryshme kombëtare e fetare, por me një dominim të përhershëm të popullsisë shqiptare, zejtare e tregtare të besimit islam.
Nga familjet e hershme shqiptare të vendosura në Gjilan, pos Gjinollëve, themelues të qytetit, ndër familjet më të hershme, për të cilat kemi njohuri, mund të merren familja e Dedëve, për të cilën mbështetur në deklarimet e familjarëve të saj, ata thonë se janë banorët më të vjetër në këtë hapësirë dhe ndër banorët e hershëm të Gjilanit, si dhe të fshatit të dikurshëm Gilan.
Nga familjet e tjera ndër më të vjetrat janë edhe Dizdarët etj, thuhet në librin e historianit të njohur gjilanas Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./rajonipress/