Mobi Casa

Banorët e Muçibabës ndihen më të sigurt

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Idriz Rexhepi kryefamiljar në fshatin Muçibabë thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve dhe pas largimit të policisë serbe për 500 metra larg shtëpive tani ndihen më të sigurt dhe nuk kanë frikë nga provokimet e xhandarmërisë serbe.

Banorët e brezit kufitarë me Serbinë pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve të njohur si IBM, ndihen më të sigurt dhe më të relaksuar. Më herët banorët e Muçibabës gjithmonë janë ankuar për pasiguri dhe provokime të vazhdueshme të xhandarmërisë serbe, por tani kanë tjetër bindje.

Idriz Rexhepi kryefamiljar në Muçibabë tha për rajonipress se që nga nënshkrimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve situata është shumë më e qetë dhe më e sigurt.”Tani policia ndodhen 500 metra larg shtëpive dhe ata po patrullojnë së bashku me policët shqiptarë. Kjo ka ndikuar pozitivisht tek të gjithë banorët dhe familjet e pakta që kanë mbetur atje” tha Rexhepi.

Rexhepi tha se tashmë nuk kane telashe me provokimet e xhandarmërisë serbe. Bile sipas tij familjet shqiptare në Muçibabë shkojnë pa probleme dhe në fshatrat e afërta të Preshevës. “Më herët nuk ka qenë kështu sepse duhej shumë kontrollime kurse tani vetëm pasi të identifikohesh dhe të tregosh dokumentin se je nga Muçibaba policia nuk na bëjnë problem” tha Rexhepi.

Por kryefamiljari Rexhepi tani ka halle tjera. “Jemi mbi 20 familje të mbetura në Muçibabë, Burincë e Lipovicë dhe ende jetojmë me rrugë të vjetruar e pak infrastrukturë. Ne po jetojmë me shitjen e druve dhe punët bujqësore dhe ka kohë të gjatë që nuk kemi marrë as ndihma” shton Rexhepi.

Uji Dea

Rexhepi tha se ka shumë të interesuar për kthim në Muçibabë, por mungesa e infrastrukturës e zbeh këmbënguljen e tyre thotë ai.

Rrëfimit të Rexhepi i gëzohet Nebih Aliu drejtor i drejtorisë rajonale të policisë kufitare për rajonin e lindjes. Aliu tha për rajonipress se në Muçibabë gjithçka po shkon mirë dhe punohet normalisht nga të dyja palët.

Aliu tha për se gjendja në pikën e Muçibabës është stabile dhe ka një bashkëpunim të mirë edhe me policët serb.”Ne po punojmë normalisht dhe gjithçka deri tani ka shkuar mirë. Janë zvogëluar edhe maltretimet e mundshme dhe është larguar frika e banorëve të Muçibabës. Sigurisht që prezenca e dy policive ka ndikuar pozitivisht që banorët të ndihen më të relaksuar” tha Aliu.

Aliu tha se ndihet shumë krenar që vërtet banorët e brezit kufitarë tani ndihen të sigurt dhe kanë besim tek të dyja palët.”Kjo qasje e ngritë edhe më shumë përgjegjësinë tonë dhe ne do të jemi në shërbim të atyre banorëve të cilët vërtet kanë jetuar me një pasiguri dhe frikë sepse tani kemi një situatë shumë relaksuese” tha Aliu./rajonipress/