Banorët e Muçibabës ia përmendin premtimet dhe dështimet Lutfi Hazirit?
Gjilan – Banorët e fshatit Muçibabë kanë sjellur një reagim në mediet lokale ku kanë akuzuar Lutfi Hazirin se nuk i ka mbajtur premtimet. Na kemi mashtruar sepse keni premtuar ujësjellës, rrugë, pesë shtëpi dhe 10 të punësuar dhe nuk e keni bërë asnjërën. Turp për ju dhe për kryetarin e degës së fshatit dhe kryetarin e bashkësisë lokale thuhet në këtë reagim.
Në këtë letër që thuhet se është nga banorët e fshatit Muçibabë thuhet se Lutfi Haziri e ka mashtruar këtë fshat kur ka premtuar ujësjellës, rrugë, ndërtimin e pesë shtëpive dhe punësimin e 10 vetave. “Përkundrazi Lutfi Haziri na mashtrojë së bashku me kryetarin e degës së fshatit dhe kryetarin e bashkësisë lokale. Kanë vendosur banorët të ju thonë le të mbetet në mëshirën e allahut. Keni marrë mbi 100 vota prej këtyre banorëve dhe asnjë vizitë nuk e keni bërë. Marri është prej institucioneve” thuhet në këtë reagim./rajonipress/


