RCCOLA

Banorët e Llabjanit përballen me mungesë të ujit të pijshëm, reagon asambleisti i LVV

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Abdyl Gashi asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Artanë ka takuar banorët e Llabjanit, të cilët po vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm. Edhe pse janë investuar qindra mijëra euro në ujësjellësin e Llabjanit, ata vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm tash e tre vite ka thënë Gashi derisa ka kërkuar nga organet komunale që ta zgjidhin urgjentisht problemin.

KKGJILAN

“Arsyeja e Komunës pse ujësjellësi nuk është funksional është që pompat e ujësjellësit gjenden në “pronë private” dhe pronari i kësaj toke kërkon kompensim. Ndoshta banori i cili kërkon kompensim edhe mundet të ketë të drejtë, por mundet edhe të mos ketë, prandaj është përgjegjësi e Komunës që të merret me këtë problem. Organet Komunale ta zgjidhin dhe mos të vazhdojnë të mbesin pa ujë të pijshëm e qytetarët të shpenzojnë buxhet personal për të hapur bunare, për të siguruar ujë të pijshëm. Kërkojë që të merren seriozisht Komuna me këtë problem dhe ta zgjidhin sa më shpejtë këtë rast” ka thënë para banorëve Abdyl Gashi./rajonipress/